Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikuperimi mjedisor në Gërdec, Spanja përmbush angazhimin
English

Rikuperimi mjedisor në Gërdec, Spanja përmbush angazhimin

Tiranë, 28 prill, NOA - Pas tragjedisë së Gërdecit, në mars të vitit 2008, Spanja premtoi të mbështeste punën e rikonstruktimit të mjedisit dhe zhvillimin e zonës së shkatërruar.

Kjo, përmes projektit "Post-Gërdec, Rikuperim Mjedisor dhe Rehabilitim i Komuniteteve të prekura nga katastrofa", financuar nga Agjencia Spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe duket se ajo e ka mbajtur fjalën për realizimin e këtij projekti.

Në kuadrin e kësaj, ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio, i shoqëruar nga ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, si dhe nga përfaqësues të Shoqatës "Qendra Rajonale e Mjedisit", njësia zbatuese e projektit, vizituan sot Bashkinë e Vorës dhe fshatin Marqinet më qëllim për të parë nga afër kushtet aktuale të jetës së banorëve të zonave më të prekura, si dhe për të verifikuar rezultatet përfundimtare të projektit, që është mbështetur në një buxhet prej 180.000 eurosh.

Në fjalën e tij, ambasadori Montobio shprehu kënaqësinë që përfaqësonte popullin spanjoll në këtë akt solidariteti me popullin shqiptar dhe në mënyrë të veçantë me qytetarët e Vorës, të cilët pësuan një tragjedi dhe me të cilët Spanja u angazhua për të kontribuar për një të ardhme më të mirë.

"Kjo e ardhme, - tha ai, - konkretizohet sot nëpërmjet rikuperimit të strukturës ekologjike të zonave të prekura me financimin e 100 kontenierëve të grumbullimit të mbetjeve, nëpërmjet rikuperimit të zonave të gjelbra të qytetit të Vorës apo me pajisjen me laboratorë të gjashtë shkollave të saj, si dhe me mbjelljen e 2700 rrënjë ullinj në fshatin Marqinet. Me këtë Spanja kontribuon në rindërtimin e trupit të zonës por njëkohësisht është i rëndësishëm dhe rindërtimi i shpirtit nëpërmjet solidaritetit njerëzor dhe bërjes së drejtësisë".

n.e/NOA

KOMENTE