Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Turqi, bashkëpunim kundër krimit të organizuar
English

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim kundër krimit të organizuar

Tiranë, 28 prill, NOA - Policia shqiptare dhe ajo turke do të shtojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e informacioneve për të luftuar krimin e organizuar. Rritja e nivelit të bashkëpunimit u konfirmua sot gjatë një takimi që Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit, Agron Kuliçaj, zhvilloi me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Çështjet e krimit në Policinë Turke, Osman Capali.

Në qendër të bisedës së zhvilluar ndërmjet drejtuesve të hetimit të krimit të policisë së dy vendeve ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të suksesshëm policor ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, veçanërisht në fushën operacionale të goditjes së krimit të organizuar dhe shkëmbimit të informacionit.

"Ne e çmojmë shumë kontributin dhe asistencën e Policisë turke dhënë Policisë së Shtetit shqiptar, si në drejtim të arsimimit të një numri të madh të punonjësve të policisë shqiptare, mbështetjes së madhe logjistike të dhënë ndër vite për strukturat e policisë, trajnimet në mënyrë të vazhdueshme, si dhe kontributin e dhënë për kapjen e një sërë personash, drejtues të organizatave dhe grupeve kriminale ne vendin tonë", tha gjatë fjalës së tij Kuliçaj.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Çështjet e krimit në Policinë Turke, z. Osman Capali, garantoi mbështetjen e mëtejshme të policisë turke duke shprehur bindjen se intensifikimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi do t'i shërbejë rritjes së efikasitetit të strukturave policore të të dy vendeve në goditjen e krimit dhe në veçanti formave të organizuara të tij.

m.xh/NOA

KOMENTE