English

Augero i hap dyert Realit

Spanjë, 29 Prill NOA - Argjentinasi Augero në fund të sezonit mund të lërë ekipin e tij të Atletikos por, jo qytetin e Madridit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë lojtari i cili ka pohuar se një ndër opsionet e së ardhmes së tij është dhe ekipi i Realit të Madridit.

“Nuk dua të largohem nga ky ekip si një tradhtar por, në qoftë se skuadra do të ketë nevojë për para dhe të gjithë do të jenë dakord, atëherë Reali do të ishte një opsion i mundshëm për sa i përket të ardhmes sime”, - deklaroi Augero duke pohuar mundësinë e kalimit të tij tek skuadra e madrilenëve.

Krahas Realit një skuadër tjetër në të cilin mund të përfundojë argjentinasi është dhe ajo e Çelsit pasi kujtojmë se londinezët prej kohësh kanë shfaqur interes për të.

r.b/NOA

KOMENTE