English

Erion Veliaj padit gazet?n “55”, “RD”, “Sot, “Standard” dhe Altin Goxhajn

Tiranë, 29 prill, NOA - Kreu i partisë G99, Erion Veliaj, dorëzoi sot pranë gjykatës s? Shkallës së Parë të Tiranës, një padi kundër gazetave “55”, “Rilindja Demokratike”, “Sot”, “Standart” si edhe Altin Goxhajt, për fyerje e shpifje.

“Cënimi më i tmerrshëm që mund t'i vijë lirisë së fjalës është abuzimi me të. Prej kohësh kam toleruar që angazhimi im publik të paguajë dhe kostot e shpifjes dhe të fyerjes të bëra nga mediat prane Ilir Metes dhe Sali Berishës”, tha në fjalën e tij, ai pas dorëzimit të kësaj padie.

Duke shtuar se gjendet në gjykatë “për t'i dhënë fund kulturës së shpifjes dhe energjisë negative që gjenerohet pakursyer në publikun shqiptar”.

“Ky nuk është nj? sulm ndaj mediave të qeverisë, por si një detyrë qytetare, për t'i dhënë fund kulturës se hedhjes së baltës mbi tjetrin kur nuk mund të përballesh me argumentat dhe të vërtetën", argumentoi më tej Veliaj.

Sipas kreut të G99, kjo padi do të pasohet me një padi civile për dëmshpërblim, ku do të prezantohen si prova edhe spotet kundër tij dhe G99, të prodhuara e transmentuara në mënyrë të paligjshme për të dëmtuar imazhin publik të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE