Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Interi, përballë me Bajernin në finalen e Champions League
English

Interi, përballë me Bajernin në finalen e Champions League

Barcelonë, 29 prill, NOA – Skuadra e Interit do të jetë finalistja e dytë e Ligës së Kampionëve, pasi ka arritur të mundë në ndeshjen e djeshme gjysmëfinale ekipin e Barcelonës, me rezultatin 1-0.

Nga minuta e parë e takimit, Barcelona ishte skuadër dominuese në fushë dhe loja zhvillohej në gjysmëfushën e Interit, por nuk arritën të shënojë ndonjë gol në pjesën e parë.

Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë, ishte përjashtimi i Thiago Mottas me kartonin e dytë të verdhë (28’), dhe megjithatë Barcelona nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë.

E njëjta skenë në fushë u shfaq edhe në pjesën e dytë, ku megjithëse me më pak lojtarë, Interi nuk u mposht dot nga Barcelona.

Nga ana e tij, Bajerni i Mynihut arriti të shkojë në finale pas një fitore të shënuar në gjysmëfinalen e para pak ditëve me ekipin e Lionit.

n.e/NOA

KOMENTE