English

Juventus, Andrea Agnelli zgjidhet presidenti i skuadrës

Torino, 29 Prill NOA - Andrea Agnelli do të jetë presidenti i Juventusit. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë presidenti i Exor dhe Fiat, John Elkan, i cili ka pohuar se Andrea do të prezantohet ditën e sotme në këtë post tek ekipi i bardhë e zinjve.

Pikërisht në orët e fundit është bërë dhe prezantimi i tij në këtë rol ku në fjalët e para ai ka deklaruar se është mjaft i nderuar për këtë detyrë që i kanë ngarkuar.

Për të është një rikthim i familjes së tij në drejtim të “zonjës së vjetër”, pasi kujtojmë se babai i tij Umberto, ka drejtuar këtë skuadër në vitet 60.

Zgjedhja e tij në rolin e presidentit të shoqërisë Juventine erdhi dhe si rrjedhojë e njohurisë që ka Andrea për futbollin, ku mund të themi se është i vetmi në këtë familje që është në brendësi të temave të këtij sporti.

“Do mundohem të bëj një punë sa më të mirë në ekipin e Juventusit dhe do të përpiqem të forcoj këtë skuadër në të gjitha aspektet e mundshme”, - këto ishin fjalët e Andreas pas zgjedhjes së tij në rolin e presidentit.

r.b/NOA

KOMENTE