Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korridori VIII, Olldashi: Nuk po e bindim dot BE-në për fonde
English

Korridori VIII, Olldashi: Nuk po e bindim dot BE-në për fonde

Tiranë, 29 prill, NOA – Korridori VIII që lidh dy vende anëtare të BE-së dhe dy vende në proces integrimi, konsiderohet ende si një tangenciale në periferi të Bashkimit Europian dhe përpjekja për të sensibilizuar Brukselin për sigurimin e fondeve të tij, nuk ka patur rezultatin e dëshiruar.

Ky fakt është pohuar nga vetë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë konferencës “Korridorit VIII, urë lidhese mes Adriatikut dhe Detit të Zi”.

Sipas tij, “kjo do të thotë që duhen intensifikuar përpjekjet pranë Bashkimit Europian, për t’i dhënë Korridorit VIII vëmendjen që meriton”.

Duke shtuar se duhen vazhduar përpjekjet e palës italiane, shqiptare, maqedone dhe bullgare për ndërtimin e infrastrukturave përkatëse, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë financiare.

“Kjo është në fakt ajo çka Shqipëria po bën prej disa vitesh”, tha ministri Olldashi, duke rrëfyer rolin e vendit tonë në këtë sipërmarrje.

Konkretisht, ai raportoi se “aksi Durrës-Vlorë që lidh portat hyrëse të Korridorit VIII në Shqipëri është pjesërisht i përfunduar dhe pjesërisht në rikonstruksion; aksi Fier Rrogozhinë i përfunduar; aksi Rrogozhinë-Durrës në rikonstruksion me vlerë 70 milionë euro etj.

“Sot, me deklaratën që do të nënshkruajmë nuk është e mjaftueshme çka po bëjnë për Korridorin VIII. Do të duhet që atë çka kemi nisur prej vitesh, ta ndjekim në mënyrë periodike deri në realizimin e plotë të këtij projekti madhor për të katër vendet tona”, ka përfunduar ministri Olldashi.

n.e/NOA

KOMENTE