English

Manchester City, revolucioni i Mançinit

Angli, 29 Prill NOA - Tekniku italian i Manchetser City, Roberto Mançini edhe pse nuk është kualifikuar akoma në Ligën e Kampionëve kërkon që sezonin e ardhshëm drejtuesit e klubit të tij, ti japin të drejtën për të bërë një revolucion të vërtetë në këtë skuadër.

Sipas shtypit britanik Mançini i ka idetë mjaft të qarta dhe krahas sjelljes së lojtarëve të rinj, ai ka ndërmend të heqë dorë dhe nga disa prej yjeve të ekipit të tij.

Bëhet fjalë pikërisht për Adebayor, Wayne Bridge, Wright-Phillips, Ireland dhe Bellamy.

Ndërsa për sa i përket buxhetit që City do të shpenzojë në merkaton e ardhshme flitet se shuma është rreth 150 milion sterlina dhe pjesa më e madhe e tyre mendohet të shpenzohet për të siguruar shërbimet e Balotellit, një lojtar i cili pëlqehet së tepërmi nga tekniku italian dhe Torres, i cili po kërkon me ngulm të largohet nga Liverpuli.

r.b/NOA

KOMENTE