English

Milan, Galli dhe Sacchi në drejtim të skuadrës

Milano, 29 Prill NOA - Tashmë mund të themi se është bërë gati i sigurt lajmi se Filippo Galli do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Milanit.

Deklaratat e presidentit të këtij klubi, Silvio Berluskoni kanë lënë të kuptohet se tekniku aktual i tyre Leonardo nuk bën më pjesë në planet e skuadrës dhe në mbarim të këtij sezoni me shumë mundësi ai do të largohet nga kuq e zinjtë.

Kështu me largimin e brazilianin flitet së tepërmi se do të jetë Galli i cili do të zëvendësojë atë por, lajmi më i fundit për këtë klub është se për sa i përket anës teknike të skuadrës, ai që do të ndihmojë ekipin për këtë përgatitje do të jetë Arrigo Sacchi.

Është një rikthim për të në skuadrën e kuq e zinjve dhe së bashku me Gallin ata do të përbëjnë një dyshe mjaft të mirë për sa i përket drejtimit të ekipit kuq e zi.

r.b/NOA

KOMENTE