English

Ministri i Brendshëm Basha: E sfidoj Ramën në garën për kryebashkiak të Tiranës

Tiranë, 30 Prill NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaron se është gati të jetë rivali i Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të zhvillohen pas disa muajsh, për emrin e ri të kreut të Bashkisë së Tiranës. “Absolutisht kam të gjithë angazhimin dhe energjinë të përballem me çdo sfidë dhe të dal fitimtar”, - deklaroi z. Basha, i ftuar në emisionin e Blendi Fevziut “Opinion” në Tv Klan.

BASHA nuk mohoi kështu as dëshirën dhe as përgjegjësinë siç tha për të pranuar çdo kërkesë të strukturave të Partisë Demokratike, përfshirë kandidimin për të qenë kryetari i ardhshëm i bashkisë më të madhe në vend.

“Këto janë çështje të cilin i përkasin për nga vendimmarrja, në radhë të parë të Partisë Demokratike, në radhë të dytë koalicionit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Nëse ka një ofertë konkrete, të jeni të bindur që të gjithë angazhimin, përkushtimin dhe energjitë e mia do të vihen në dispozicion”, - deklaroi z.Basha.

Këtu ai theksoi se “nuk i jam trembur asnjë sfide, të cilën fitoren e se cilës gjykoj se i shërben arritjes së objektiva të këtij vendi dhe atyre për të cilat unë besoj”.

Dhe duke përfunduar, tha se “nuk i trembem absolutisht asnjë sfide, e cila do të kontribuonte në arritjen e objektiva dhe shërbimit ndaj qytetarëve të këtij vendi. Absolutisht as sfidës që ju përmendet”.

Natyrisht që nuk mund të paragjykoj procesin, se procesi është vendimmarrja e partisë sime, e Partisë Demokratike. Absolutisht kam të gjithë angazhimin dhe energjinë të përballem me çdo sfidë dhe të dal fitimtar.

r.n/NOA

KOMENTE