Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Orkestra e RTSH, koncert me vepra nga Zadeja, Sibelius, Hanson
English

Orkestra e RTSH, koncert me vepra nga Zadeja, Sibelius, Hanson

Tiranë, 29 prill, NOA/ Milena Selimi - Orkestra Simfonike e RTSH-së, me mbështetjen financiare të ambasadës së SHBA-së në Tiranë prezantohet për publikun kryeqytetas me koncertin e datës 30 prill 2010, ora 19.00 në Akademinë e Arteve.

Dirigjent Brian Asher Alhadeff (USA), i njohur në arenën ndërkombëtare për punën e tij në muzikën simfonike, opera, balet, teatër muzikor, vjen në Shqipëri për herë të parë në koncertin e orkestrës së RTSH-së.

Ai ka bashkëpunuar me Southern Arizona Symphony Orchestra, Tulsa Ballet, Karlove Vary Sinfonie, University of California, Los Angeles Opera Program, Burgas State Opera etj.

Soliste në violinë në këtë koncert do të jetë instrumentistja Joana Kaimi, studente e vitit të dytë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku merr mësime në violinë në klasën e Lorenc Radovanit.

Ajo është nderuar me disa çmime të para në konkursin “Këngët e Tokës”, “Pjetër Gaci”, etj.

Në vitin 2006, Kaimi ka fituar audicionin për të interpretuar në Orkestrën Europiane të të Rinjve, me të cilën zhvillon një turne koncertesh në disa vende të Europës.

Koncerti i Orkestrës Simfonike ka në program vepra nga Çesk Zadeja “Tri Skica Simfonike”; Jean Sibelius “Koncert për violinë në Re minor op.47”; Houard Hanson “Simfonia Nr.2 op.30 "Romantike".

m.s/n.e/NOA

KOMENTE