English

Rasmussen: Komuniteti ndërkombëtar i ka njohur zgjedhjet

Tiranë, 29 prill, NOA– Sekretari i Përgjithshëm i NATO–s Anders Fogh Rasmussen deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Sali Berisha se çështja e zgjedhjeve mund të quhet e mbyllur për ndërkombëtarët.

I pyetur në lidhje me bojkotin e opozitës, Rasmussen, theksoi se “komuniteti ndërkombëtar e ka njohur mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet”.

Duke u ndalur në bojkotin e opozitës, shefi i NATO-s theksoi se Partia Socialiste duhet të angazhohet në mënyrë pozitive në zhvillimet e vendit.

“Nga përvoja ime e gjatë si anëtar i Parlamentit mendoj se është mirë që të gjitha grupet politike të angazhohen, duke përfshirë dhe opozitën në punimet e Kuvendit. Këtë konsideroj angazhimin pozitiv”, tha Rasmussen.

m.xh/NOA

KOMENTE