Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohen 20 kg marijuanë në Kakavijë
English

Sekuestrohen 20 kg marijuanë në Kakavijë

Kakavijë, 29 prill, NOA – Plot 20 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga forcat policore të Kakavijës në një kamion i cili po drejtohej në kufi në drejtim të shtetit grek, ndërsa janë arrestuar edhe tre persona.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke treguar sesi këto forca policore kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në kamionin tip “Skania” me targa GJ 13 27 B, me drejtues 54-vjeçarin Pellat Dervishi, lindur dhe banues në Gjirokastër, ku kanë konstatuar se në pjesën e fundit të trajlerit kishe disa pako të mbështjella me letër natriban që fshihnin lëndë të dyshuar si marijuanë.

Pesha e përgjithshme e saj rezultoi të ishte 20 kilogramë.

Ndërkaq, u krye shoqërimi në mjediset e policisë i 6 personave lidhur me ngjarjen, ku tre prej të cilëve janë lënë të lirë, ndërsa 3 të tjerët janë arrestuar për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Mësohet se ata janë Pellat Dervishi, Artur Musta dhe Endri Çani, që të tre lindur dhe banues në Gjirokastër.

I pari drejtonte kamionin ku fshihej lënda narkotike, i dyti kishte kaluar në tokën greke dhe po e priste atje për ta çuar në Athinë, ndërsa Endri Çani, është djali i pronarit të kamionit, i implikuar në këtë trafik droge.

n.e/NOA

KOMENTE