Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shefi i NATO-s, mbërrin sot në Tiranë
English

Shefi i NATO-s, mbërrin sot në Tiranë

Tiranë, 29 prill, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, mbërrin sot në Tiranë në kuadrin e një vizite që do të ndërmarrë në vendin tonë.

Axhenda e saj parashikon takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, të cilat do të shoqërohen edhe me deklarata dhe konsiderata të shefit të Aleancës së Atlantikut të Veriut mbi zhvillimet aktuale të vendit tonë.

Sipas të dhënave paraprake, axhenda e Rasmussen do nisë me një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, pas të cilit do të ketë një deklaratë për shtyp.

Paskëtaj, Rasmussen do zhvillojë një takim me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami në orën 11:30, ndërsa më tej, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do ketë një takim

kokë me kokë me kryeministrin Berisha.

Bashkë me të, është parashikuar që në orën 13:10 të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Ndërkaq, Rasmussen do të zhvillojë gjithashtu takime me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Kjo është hera e parë që shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut viziton vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE