Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi dekoron aktorin e njohur Agron Llakaj
English

Topi dekoron aktorin e njohur Agron Llakaj

Tiranë, 29 prill, NOA- Në një ceremoni zyrtare të organizuar në mjediset e Presidencës, kreu i shtetit Bamir Topi, dekoroi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, artistin e humorit Agron Llakaj.

Dekorimi nga Presidenti për aktorin Llaka u bë me motivacionin: “Për kontribut të shquar dhe nivel të lartë interpretativ në krijimin e shumë personazheve artistikë të realitetit shqiptar, të krijuara falë talentit dhe mjeshtërisë së spikatur të këtij autori.”

Në fjalën e rastit aktori i humorit vlerësoi marrjen e këtij titulli në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së tij.

“Ky titull vjen për mua në një moment të veçantë të karrierës sime artistike dhe besoj se do të jetë pjesë e atij angazhimi tim të ardhshëm, jo vetëm timin, por edhe të gjithë artistëve shqiptarë në rrugëtimin e përbashkët sa artistik, por edhe qytetar për të gjithë popullin tonë”, u shpreh Llakaj.

m.xh.NOA

KOMENTE