Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtrimet fizike, të domosdoshme për seksin pas moshës 40 vjeç
English

Ushtrimet fizike, të domosdoshme për seksin pas moshës 40 vjeç

Sidnei, 29 prill, NOA – Ushtrimi fizik në moshën e mesme, mbi 40 vjeç, i bën mirë jo vetëm zemrës, por ruan të freskët edhe performancën seksuale.

Kjo tregohet në një studim australian, i koordinuar nga Rob McLachlan Monash i Institutit të Kërkimeve Mjekësore në Australi, i cili ka shqyrtuar lidhjet ndërmjet jetesës dhe shëndetit riprodhues, sidomos tek meshkujt.

Duke treguar për herë të parë lidhjet që shkaktohet nga mosushtrimi fizik pas moshës 40-vjeçare, përtej problemeve shëndetësore.

Ai saktëson se ekziston një lidhje mes aktivitetit të ulët fizik, mosereksionit tek meshkujt si edhe shfaqjen e niveleve të ulëta të testosteronit tek ta.

Por studimi tregoi gjithashtu tregon lidhjet midis diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare në njërën anë, si dhe mosfunksionime të tjera që mund të shkaktojë mosereksionin duke përfshirë këtu tensionin e lartë, çrregullime të procesit urinar dhe simptomat e mangësisë së hormonit mashkullor të testosteronit. Studimi tregon se mjekët duhet të diskutojnë për shëndetin reproduktiv të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kronike si sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe tension të lartë dhe thekson rëndësinë për burrat që të mbajnë trupin në formë dhe të qëndrojnë aktivë pas moshës 40-vjeç.

n.e/NOA

KOMENTE