Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja: EULEX është një aparat shtypës
English

Vetëvendosja: EULEX është një aparat shtypës

Prishtinë, 29 prill, NOA - EULEX-i është një aparat shtypës me polici, gjykata dhe dogana, i cili u shërben madje interesave të institucioneve jashtë Kosovës që këtë vend e shohin vetëm si krizë që duhet menaxhuar, gjoja në kuadër të domosdoshmërisë së stabilitetit rajonal.

Kështu e kanë vlerësuar misionin EULEX të pranishëm në Kosovë, aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje në një komunikatë për shtyp, përmes së cilës kanë komentuar qëndrimin e tyre lidhur me bastisjet e realizuara nga forcat e këtij misioni në mjediset e ministrisë kosovare të Transporteve dhe shtëpisë së ministrit Fatmir Limaj.

“Kur EULEX-i planifikohej, formatizohej të zbarkonte në Kosovë, ne e kundërshtuam atë. U tha se pikërisht ky mision do të jetë fundi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të rrënjosur thellë nëpër institucionet e Kosovës. Por ne këmbëngulnim që Kosova përfundimisht t’i lihej në dorë popullit të saj”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke sqaruar se aktivistët e Vetëvendosje-s “nuk e kundërshtonin EULEX-in sepse nuk ishin kundër qeverisjes korruptive, por pikërisht se ishin kundër saj”.

“Kjo luftë kundër korrupsionit duhet dhe mund të bëhet vetëm nga institucionet legjitime të popullit të Kosovës, të cilat janë në shërbim të popullit dhe ia kanë atij frikën”, shtojnë këta aktivistë.

n.e/NOA

KOMENTE