Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buffon kërkon të qëndrojë tek Juventus
English

Buffon kërkon të qëndrojë tek Juventus

Torino, 30 Prill NOA - “Asnjëherë nuk kam marrë në konsideratë ofertat që kanë ardhur në drejtimin tim, kjo pasi kam menduar gjithmonë të jem pjesë e Juventus”, - këto kanë qenë fjalët e numrit një të Juventusit, Gigi Buffon për sa i përket zërave të cilët flisnin për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit.

Kjo ka qenë dhe një deklaratë e cila mund të themi ka hedhur poshtë atë interes që shfaqi ekipi i Manchester City pasi kujtojmë se anglezët kishin ofruar një shumë prej 30 milion eurosh në drejtim të tij.

“Kam lexuar në lidhje me këtë interes të City por, dhe njëherë tjetër konfirmoj se nuk do të largohem nga Juventus”, - pohoi Buffon.

r.b/NOA

KOMENTE