English

Gjinushi: Berisha të dorëzojë votat e vjedhura

Tiranë, 30 prill, NOA Update – “Ne nuk i kërkojmë Berishës të dorëzojë pushtetin, por të dorëzojë votat e vjedhura, pasi vota e lirë është e drejta jonë”.

Kështu u është drejtuar protestuesve në shesh, kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, aleati i njohur i socialistëve, sipas të cilit “protestuesit janë mbledhur në shesh për t’i dhënë zgjidhje krizës politike, e cila ka si zgjidhje largimin e klanit të Berishës”.

“Pushteti nuk merret me votë të vjedhur se kush e merr kështu, as që e ka mendjen të qeverisë vendin”, ka thënë ai më pas lidhur me qeverisjen Berisha.

Duke u bërë thirrje protestuesve të hapin rrugën për Bashkimin Evropian, kreu socialdemokrat tha se një gjë e tillë bëhet fare mirë pa Sali Berishën dhe duke e larguar atë nga pushteti i pamerituar. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE