Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura Shtetërore, në 2011 do të jepet provim dhe anglishtja
English

Matura Shtetërore, në 2011 do të jepet provim dhe anglishtja

Tiranë, 30 prill, NOA - Duke filluar nga viti që vjen, shkollat e mesme nuk do të lëshojnë më dëftesë pjekurie për maturantët, por diplomë të “Maturës Shtetërore”.

Ky është një nga ndryshimet e parashikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në sistemin e Maturës Shtetërore që po aplikohet për të pestin vit në ciklin arsimor parauniversitar në vend.

Sipas Ministrisë së Arsimit, një tjetër ndryshim që do të prekë Maturën Shtetërore ka të bëjë me numrin e provimeve që do të japin maturantët në përfundim të këtij cikli arsimor. Duke filluar nga viti 2012, maturantëve do tu shtohet një tjetër provim, krahas katër provimeve që kryejnë aktualisht.

Provimi i pestë është ai i gjuhës angleze ose i një gjuhe tjetër të parë për shkollat dygjuhëshe. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ky ndryshim do të përafrojë nxënësit shqiptarë me ato të vendeve të tjera evropiane.

m.xh/NOA

KOMENTE