Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin boksieri Ponce, më 2 maj ndeshet me Kreshnik Qaton
English

Mbërrin boksieri Ponce, më 2 maj ndeshet me Kreshnik Qaton

Tiranë, 30 prill, NOA - Boksieri argjentinas, 26-vjeçari Esteban Valdemar Ponce, mësohet se ka mbërritur në aeroportin e Rinasit me avionin e tij, ndërsa pritet të ngjitet në ring në Tiranë pas dy ditësh, përballë boksierit shqiptar Kreshnik Qato.

Kjo ndeshje është e vlefshme për mbrojtjen e titullit të karët të kampionit të botës në peshën e mesme në versionin VBF.

Sipas të dhënave, në vitin 2008, Ponce ka tentuar titullin e kampionit të botës për të rinjtë në versionin IBF për peshën e mesme, por është mposhtur në Kiev nga ukrainasi Maksim Bursak.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se Qato është stërvitur në Francë deri dje në mbrëmje, ndërsa sot në mëngjes ka mbërritur në Tiranë.

Në një deklaratë të tij për mediat, boksieri shqiptar është deklaruar i gatshëm për përballjen e tij të 2 majit dhe ka theksuar se është i sigurt se do të dalë triumfues nga ringu.

Por nuk ka harruar të shtojë as faktin se përballja e tij do të jetë e lehtë këtë herë, pasi ndeshet para tifozëve të vet, shqiptarë.

n.e/NOA

KOMENTE