English

Vdekshmëria, ulje me 34% për gratë dhe 19% për burrat

Uashington, 30 prill, NOA - Vdekshmëria si tregues në nivel global, ka pësuar një rënie prej 34% për gratë dhe 19% për burrat që nga viti 1970 dhe deri më sot.

Sipas rezultateve të një studimi botuar në revistën “Lancet”, Afrika është vendi ku nga SIDA vdesin aktualisht 578 në 1000 burra dhe 446 gra në 1000 të tilla.

Studimi i kryer nga Christopher Murray i Universitetit të Siatëllit pohon se ai është kryer duke u bazuar në trendin e vdekshmërisë në 40 vitet e fundit, duke vlerësuar përmes një pyetësori të dhënat që raportohen për vdekjet në vende të ndryshme të botës.

Studimi tregoi sesi në mbarë botën, kthesa filloi në vitin 1990 dhe ndoshta rezultat kjo si rezultat i virusit HIV, i cili shtoi në mënyrë dramatike rritjen e vdekshmërisë në botë.

n.e/NOA

KOMENTE