Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e dyfishtë në Tiranë, zbardhen detajet e ngjarjes
English

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, zbardhen detajet e ngjarjes

Tiranë, 30 Prill NOA Update – Vrasja e dyfishtë që ndodhi pak para mesditës së sotme në kryeqytet, kishte për viktima Skënder dhe Dylbere Meshi, një burrë dhe një grua me origjinë nga veriu i vendit dhe ekzekutimi i pasuar nga vetëvrasja u kryen publikisht në mes të lokalit të mbushur me klientë dhe përbri rrugës kryesore në prani të shumë kalimtarëve.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Siri Kodra” të kryeqytetit, raporton gazetari i agjencisë NOA i cili ka shkuar në vendngjarje.

Sikundër raporton nga vendngjarja gazetari i NOA, viktimat janë identifikuar si Skënder Meshi, dhe gruaja e tij, Dylbere Meshi.

Policia paraprakisht thotë se kemi të bëjmë me një vrasje të kryer nga bashkëshorti e pasuar nga vetëflijimi i tij, në rrethana të tronditjes së fortë psikike.

Policia ka gjetur trupin e të ndjerës pranë një karrigeje në një nga tavolinat e nxjerra jashtë në lokalin bar-kafe që gjendet përballë ish-Punishtes së Pastave. Pranë të ndjerës është gjetur i vdekur edhe bashkëshorti i saj, i ulur në karrige.

e.r/NOA Vijon pas pak me foto nga vendngjarja

KOMENTE