Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e opozitës, Policia: PS të zhbllokojë bulevardin
English

Greva e opozitës, Policia: PS të zhbllokojë bulevardin

Tiranë, 1 maj, NOA – Policia e Tiranës ka bërë njoftimin e parë publik në lidhje me mbarëvajtjen e situatës dhe incidentet e ndodhura. Pas listimit të korrespodencës mes zyrtarëve të PS-së dhe Policisë së Tiranës për datën dhe mbajtjen e mitingut të djeshëm, njoftimi i policisë sqaron se drejtuesit e PS-së nuk kanë kërkuar mbrojtjen e policisë për zhvillimin e grevës.

Por nga ana tjetër Policia e Tiranë si kujton PS-së se bllokimi i qarkullimit përbën shkelje penale dhe i kërkon asaj të zhbllokojë trafikun në qendër të kryeqytetit.

“Në të gjitha njoftimet që PS ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallëzim të protestës, me qëllim që Policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit. Sqarojmë opinionin publike se, veprime të tilla që pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit përbën veprën penale të parashikuar nga nenin 293 i Kodit Penal. Policia e Kryeqyteti u kërkon organizatorëve të grevës që të marrin masa për zhbllokimin e bulevardit dhe lënien e lirë të mjeteve të transportit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia sqaron dhe incidentin e nodhur paraditen e sotme. Sipas saj rreth orës 11.00’, një grup simpatizantësh që mbështesin grevën e urisë të grupit të deputeteve socialistë, tentuan të bllokojnë në Bulevardin “Bajram Curri”, mbi Urën e Lanës dhe të konfrontohen me qytetarë të tjerë të cilët po shkonin në aktivitetin tjetër që po zhvillohej në Sheshin “Nënë Tereza”.

Policia ka reaguar dhe për lajmin e transmetuar në disa mediat se forcat e rendit po filmojnë protestuesit. Në këtë pikë polcia sqaron se “ këto veprime të policisë mbështeten në nenin 21 të ligjit Nr. 8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet””.

Komunikimi shkresor i PS dhe Policisë së Tiranës për zhvillimin e mitingut.

Policia ka renditur gjithë korrespodencën mes saj dhe selisë së PS për zhvillimin e mitingut, ku në asnjë rast nuk është folur për grevë.

Lista nis me shkresën e Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr.40 prot, datë 08.04.2010, “Njoftim për miting”, Dega Tiranë, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku njoftohet: për zhvillimin e një proteste, në sheshin “Skëndërbej” me intenerar lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13.00,

Shkresa Nr. 2364/1 prot, datë 09.04.2010 “Përgjigje kërkesës Tuaj Nr.40 prot, date 08.04.2010 të Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, dërguar Kryetarit të Partisë Socialiste, dega Tirane, Zotit Besnik Baraj për plotësimin e njoftimit në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”,

Shkresa e Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr.43 prot, datë 28.04.2010, “Përgjigje shkresës nr 2364/1”, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin “Skëndërbej” me intenerar lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13.00, dhe vazhdim të tij më datë 1 Maj 2010,

Shkresa Nr 2364/3 prot, date 28.04.2010 “Përgjigje shkresës Tuaj nr 43, datë 28.04.2010”, të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në të cilën ju kemi kërkuar plotësimin e njoftimit Tuaj, në perputhje me ligjin Nr.8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”.

Shkresa e Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr.43/1 prot, datë 28.04.2010, “Përgjigje shkresës Nr.2364/3”, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigjë për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin “Skenderbej” me intenerar lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryeministria, në date 30.04.2010 deri me datë 30.05.2010,

Shkresa Nr.2364/5 prot, datë 29.04.2010 “Përgjigje shkresës Tuaj nr 43/1, date 28.04.2010”, të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në të cilën ju kemi kërkuar plotësimin e njoftimit Tuaj, në lidhje me përcaktimin e Drejtuesit dhe Organizatorit të Tubimit të datës 30.04.2010, në përputhje me ligjin Nr.8773, date 23.04.2001 “Për Tubimet”,

Shkresa e Kryetarit të Partisë Socialiste Tirane, Nr.43/3 prot, date 29.04.2010, “Përgjigje shkresës Nr.2364/5”, derguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tirane, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, ne sheshin “Skënderbej” me intenerar lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 deri më datë 30.05.2010,

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me shkresë Nr.2364/8 datë 30.04.2020, ka njoftuar subjektin e Partisë së Socialiste për marrjen e masave për sigurimin e rendin e qetësisë, gjatë zhvillimit të tubimit të kërkuar prej saj, në sheshi “Skëndërbej” dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, me date 30.04.2010, ora 15.00’.

Gjithashtu me shkresën Nr.2364/5 datë 29.04.2010, Policia i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se, për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi në kuptim të nenit 5 pika 2 gërma c të Ligjit “Për Tubimet”, nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë.

m.xh/NOA

KOMENTE