Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin protestat e 1 Majit, minatorët në shesh për kërkesat
English

Nisin protestat e 1 Majit, minatorët në shesh për kërkesat

Tiranë, 1 maj, NOA – E njohur si dita e Punëtorëve, kjo e sotmja ka nisur me protesta të grupimeve të ndryshme, përveç mbështetësve të opozitës, të cilët kanë nisur që dje pasdite një protestë poshtë godinës së qeverisë.

Kështu, bëhet me dije se sindikata e Minatorëve i është bashkuar protestës së Partisë Socialiste në ditën e 1 Majit, duke marshuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" bashkë me protestuesit opozitarë.

Me parullat që mbajnë në duar, minatorët kërkojnë më shumë të drejta dhe plotësim të kërkesave të tyre, e në këtë mënyrë i janë bashkuar protestës së Partisë Socialiste, duke kërkuar nga kryeministri Sali Berisha zgjidhjen e krizës ekonomike që ka përfshirë vendin.

n.e/NOA

KOMENTE