English

Një çantë lihet në mes të rrugës, krijohet panik për bombë

Tiranë, 1 maj, NOA - Një çantë e lënë papritur në mes të rrugës nga një femër, ka krijuar dyshim, pse jo, edhe panik në radhët e forcave të policisë të Tiranës, për ndonjë vendosje të mundshme bombe.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA në mënyrë paraprake prej tyre, duke bërë me dijeni se objekti i dyshimtë është gjendur vetëm 200 metra larg drejtorisë së Policisë së Tiranës, konkretisht te trotuari përpara zyrës së Sigurimeve Shoqërore.

Por në të njëjtën kohë, policia ka marrë edhe një alarm për bombë përmes një telefonate dhe kjo bëri që të ngrihej dyshim mbi objektin që u la në mes të rrugës.

Ndërkaq, forcat e policisë po punojnë për të gjetur femrën e cila e la çantën e dyshimtë në mes të rrugës “Myslym Shyri” pasditen e sotme. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE