English

Berisha takon Ahmetin: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet tërësisht

Tiranë, 2 Maj 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha prit sot në takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë (BDI), Ali Ahmeti dhe pas takimit, folën mbi diskutimet që patën mes tyre, duke u ndaluar në zhvillimet mes dy vendeve dhe lidhejt mes tyre. Berisha pohoi se me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti patën një diskutim të zgjeruar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni.

“Ne diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve tona, ramë dakord që kontaktet, sikundër deri tani, të jenë të vazhdueshme për të gjitha problemet. Qëndrimi i Shqipërisë, qeverisë shqiptare, autoriteteve shqiptare është dhe mbetet i pandryshuar, paqja, stabiliteti i Maqedonisë, integriteti i saj janë jetikë për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, - deklaroi shefi i qeverisë shqiptare.

“Ne konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishëm zbatimin e plotë dhe konsolidimin e marrëveshjes së Ohrit dhe kur them këtë, dua të shpreh vlerësimin tim të palëkundur me të gjithë progresin thelbësor që është arritur në zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, - paralajmëroi kryeministrin ynë.

“Unë kam bindje, - vijoi më tej z.Berisha, - se zbatimi i saj do të eci e pandërprerë, sikundër ka ecur gjer sot, në interesin më të mirë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe në interesin më të mirë të mbarë shoqërisë maqedonase e të Maqedonisë në tërësi”.

Nga ana e tij, z Ali Ahmeti uroi suksese në rrugën, të cilën, me shumë angazhime, siç theksoi, Kryeministri Berisha po bën në drejtim të implementimit të standardeve që na afrojnë drejt Bashkimit Europian, standardeve që na afrojmë si fqinj, bashkëpunimin e Shqipërisë, Maqedonisë, por edhe kontributin e zotit Kryeministër në drejtim të bashkëpunimit brenda rajonit.

Ne kemi konsideruar dhe konsiderojmë se Shqipëria është një lobiste e vërtetë që Maqedonia sa më më parë të jetë anëtare e NATO-s, - theksoi Ahmeti.

Kurse shtoi: Ne e dimë se Shqipëria lobon që Maqedonia të mos jetë akoma më larg e shkëputur nga Karta e Adriatikut, sepse nga Karta e Adriatikut, Shqipëria dhe Kroacia janë në NATO dhe të gjitha angazhimet ne i bëjmë në këtë drejtim, që sa më parë Maqedonia të zërë vendin e merituar, sepse duke qenë në NATO kemi më shumë siguri, më shumë stabilitet, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin si tërësi”.

z.r/r.n/NOA

Më shumë lajme nga Politika

Më shumë lajme nga Ballkani

KOMENTE