English

“Djegia e flamurit të NATO-s”, reagon PS

Tiranë, 2 Maj NOA – Partia Socialiste reagoi para pak minutash lidhur me akuzën e lëshuar pasdreken e sotme nga Partia Demokratike se militantë të opozitës dogjën dje flamurin e NATO-s gjatë protestës.

“Hedhim poshtë me neveri shpifjen e ulët se në protestën tonë është djegur flamuri i NATO-s dhe akuzojmë drejtpërdrejtë televizionet e Sali Berishës për manipulim të qartë grafik me imazhe filmike që s’kanë asnjë lidhje me protestën që pa tërë bota në mbrëmjen e 30 prillit”, - deklaroi Zëdhënësja e PS, Armela Imeraj.

Duke theksuar se “ky është pushteti i gënjeshtrës”, - Imeraj nënvizoi se “ne jemi fuqia e vetëdijes qytetare se pa transparencë ka vetëm vjedhje e gënjeshtra në pushtet, të cilat populli shqiptar po i paguan me rrënimin e ekonomisë së tij”.

Kurse në fund ka ardhur edhe paralajmërimi: “S’na ndal asnjë gënjeshtër e presion. Beteja vazhdon”.

Si erdhi eplika: PD reagon për “djegien e flamurit të NATO-s”

Më shumë lajme nga Politika

r.n/NOA

KOMENTE