English

Juventus – Benitez, shumë pranë akordit

Torino, 2 Maj NOA - Tashmë mund të themi se mungojnë vetëm detajet në marrëveshjen e cila do të sjellë tek klubi i Juventusit teknikun spanjoll të Liverpulit, Rafa Benitez.

Kështu me sa bëhet e ditur vetë Benitez ka hequr dorë përfundimisht nga Liverpuli ku po pritet vetëm fundi i këtij kampionati dhe largimi i tij është i sigurt nga kjo skuadër.

“Premtimet e papërmbushura më kanë detyrua që të largohem”, - këto kanë qenë fjalët e Benitezit në një deklaratë të dhënë për mediat angleze, ka ai ka lënë të kuptohet se largimi i tij në fund të kampionatit është më se i sigurt.

Ekipi që po e pret atë është pikërisht ai i Juventusit me të cilin Benitez duket se ka arritur një marrëveshje dhe siç bën të ditur shtypi anglez për teknikun spanjoll ardhja në Torino është vetëm çështje kohe.

r.b/NOA

KOMENTE