Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE rekomandon aktivizimin e kredive të emergjencës për Greqinë
English

KE rekomandon aktivizimin e kredive të emergjencës për Greqinë

Bruksel, 02 maj, NOA - Komisioni Evropian ka rekomanduar aktivizimin e kredive të emergjencës për Greqinë. Presidenti i këtij Komisioni, Manuel Barroso tha sot se masat e negociuara me Greqinë janë "solide dhe të besueshme".

Ndihma për Greqinë është mjaft e rëndësishme për stabilitetin e euros. Pasdite ministrat e Financave të eurozonës do të japin sinjalin e gjelbër në Bruksel për paketën e ndihmës. Ndërkohë kryeministri grek, Jorgos Papandreu në mbledhjen e qeverisë të dielën në mëngjes bëri të ditur se nevoja financiare e Greqisë është rreth 60 miliardë euro në vit.

Ujdia paraprake mes Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë greke do të thotë kursime të rrepta për popullsinë greke, tha Papandreu, i cili e cilësoi planin si vijën e kuqe për shpëtimin e vendit nga falimentimi. Diskutohet shkurtimi i rrogave të administratës publike, pensioneve dhe rritja e taksave.

FMN-ja dhe BE-ja e kanë kërkuar këtë si kusht për dhënien e kredive të emergjencës. Ekspertët e vlerësojnë nevojën financiare të Greqisë në tre vitet e ardhshme me deri në 120 miliardë euro. Në eurozonë po jep shenja krize edhe Spanja. Agjensitë e vlerësimit e kanë ulur kredibilitetin financiar të vendit me një deficit buxhetor të lartë. Ministrja e Financave, Elena Saldago megjithatë u shpreh: "Duhet të ruajmë qetësinë. Kemi një plan për reduktimin e deficitit, dhe jemi duke e zbatuar.".

NOA/DV

KOMENTE