Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu fton grekët për “sakrificë të madhe”
English

Papandreu fton grekët për “sakrificë të madhe”

Athinë, 02 maj, NOA - Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka konfirmuar marrëveshjen për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ka ftuar qytetarët e këtij vendi për “sakrificë të madhe”, me qëllim të evitimit të katastrofës në vend.

Në takimin e qeverisë Jorgos Papandreu ka paralajmëruar masa të ashpra kursimi deri në vitin 2012, si pjesë e marrëveshjes me BE-në dhe FMN-në për kredinë në vlerë 120 miliardë euro.

Qeveria greke është duke zbatuar planin e masave të kursimit në vlerë 4.8 miliardë euro. Plani nënkupton zvogëlimin e pagave në sektorin publik, ngrirjen e pensioneve dhe rritjen e tatimeve.

Bruksel pasdite mbahet takim i ministrave të financave të vendeve të BE-së në të cilin pritet miratimi i ndihmës për Greqinë.

NOA/RFE

KOMENTE