Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohet në Tiranë palestra e boksit profesionist
English

Përurohet në Tiranë palestra e boksit profesionist

Tiranë, 2 Maj NOA/ Altin Kodra - Është inauguruar në Tiranë palestra moderne e boksit profesionist, e mundësuar nga mbështetja financiare e Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist dhe Presidenti i saj, Ylli Ndroqi. Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e kësaj palestre, ishin të pranishëm Zv/Ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku-Kashara, Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Agim Fagu, Drejtori i Sporteve në MTKRS, Vasil Bici, presidenti i Federatës Botërore të Boksit (WBF), Hauard Goldberg, kampioni i botës në versionin “WBF”, Kreshnik Qato, boksierë të mirënjohur ndër vite, sportdashës e të tjerë.

Sipas Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist, kostoja e ndërtimit dhe pajisja e kësaj palestre kapin shifrën e100,000 eurove, të cilat janë mundësuar nga kontributi i presidentit të kësaj Federate, Ylli Ndroqi, dhe të një numri sponsorësh të tjerë, të cilët kanë munduar edhe organizimin e megaevenimentit të së dielës, që ofroi duelin madhor për kurorën e kampionit të botës në versionin “WBF” të peshës së mesme, Kreshnik Qatos dhe Esteban Valdemar Ponce, si dhe katër ndeshjeve të tjera paraprake, midis të cilave spikati edhe një duel femrash.

Shiritin e përurimit të kësaj palestre e preu Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist dhe Presidenti i Nderit i Federatës Botërore të Boksit (WBF), Ylli Ndroqi, dhe Zv/Ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku-Kashara.

Në ceremoninë që vijoi më pas kanë përshëndetur disa nga të ftuarit e nderit dhe Zv/Ministrja Turku e cila duke folur për këtë investim tha se do të ndikojë padyshim në përmirësimin cilësor të infrastrukturës së këtij sporti dhe të nivelit të përgatitjes sportive të boksierëve tanë.

Znj. Turku theksoi se kjo palestër është dëshmi e politikave të nxitjes së investimeve në sport që qeveria shqiptare ka ndjekur me sukses këto vitet e fundit.

Ndërsa kreu i Lëvizjes Olimpike Shqiptare, Agim Fagu, ka vlerësuar se është pikërisht ngritja e këtyre mjediseve moderne ajo që ndihmon realisht në praktikimin dhe përmirësimin e sportit, pasi pa infrastrukturën e përshtatshme sportive nuk ka sport.

Ceremoninë e kanë përshëndetur edhe veteranët e boksit shqiptar që e kanë cilësuar ndërtimin e kësaj palestre moderne si plotësimin e një ëndrre të tyre.

a.k/r.n/NOA

KOMENTE