Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Greva e urisë, mjet politik i Ramës për të përmbysur vendimet e gjykatave
English

Berisha: Greva e urisë, mjet politik i Ramës për të përmbysur vendimet e gjykatave

Tiranë, 3 maj, NOA – “Zoti Rama e ka ndërmarrë grevën e urisë si një përpjekje për të përmbysur vendimet e gjykatave me mjete politike. Dhe kjo është në kundërshtim të hapur me themelet e një shoqërie të lirë”.

Kështu e ka komentuar protestën dhe grevën e urisë së socialistëve, kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp në godinën e Kryeministrisë, poshtë së cilës dhjetëra mbështetës të Partisë Socialiste bashkë me 19 deputetë të saj janë ngujuar prej 3 ditësh në grevë urie.

Sipas tij, çdo forcë, shoqatë apo çdo qytetar i këtij vendi ka e do të ketë të garantuar lirinë e plotë të të gjitha formave të protestave paqësore dhe ky mbetet një obligim kushtetues.

Por e ka cilësuar aksionin konkret opozitar, si një vendim të dëshpëruar të kryesocialistit Edi Rama.

“Dua t’u garantoj se si kryeministër, nuk humbas kurrë ndjeshmëritë njerëzore ndaj cilitdo që është në vuajtje, mbetet tipar kryesor i moralit tim në rrafshin njerëzor dhe në këtë kontekst, shpreh keqardhjen për veprimin e dëshpëruar të Ramës.

Kam porositur të gjitha institucioneve, që ndaj të ngujuarve të tregohet kujdes shëndetësor dhe të vendosen kontakte zyrtare me drejtuesit e grevës, në mënyrë që të merret masë për sigurinë e jetës së tyre”, tha më tej kreu i qeverisë.

Ndër të tjera, ai i ka kujtuar kryesocialistit Rama se “vendimet e gjykatave në çdo vend të lirë respektohen dhe se ky vend ka tërësinë e institucioneve dhe ligjeve për të siguruar transparencën”.

“Ftoj zotin Rama që ta studiojë me vëmendje deklaratën e Këshillit të Evropës dhe të marrë pjesë në komisionin për transparencën, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën”. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE