Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Celuliti, mënyra për ta luftuar sa më shpejt
English

Celuliti, mënyra për ta luftuar sa më shpejt

Romë, 3 maj, NOA - Pothuajse të gjitha femrat e dinë se lufta kundër celulitit është e vështirë, pasi ajo kërkon disiplinë dhe duhet të jetë e vazhdueshme e konstante në kohë.

Shfaqja e celulitit varet nga çështjet hormonale, por janë dhe disa faktorë rëndues të tilla si pirja e duhanit, mënyra e jetesës dhe të ushqyerit.

Lidhur me këtë të fundit, rregullat anticelulit në tryezë janë të njohura për të gjithë si shmangia e ushqimeve të skuqura, ëmbëlsirat, pijet alkoolike dhe ato të gazuara, minimizimi i kripës, sheqeri dhe kafja.

Përveç kësaj është e rëndësishme që të pihet të paktën dy litra ujë në ditë dhe të konsumohen shumë fruta dhe perime, mish pa dhjamë, peshk dhe prodhimet e qumështit.

Këto janë udhëzime bazë, të cilat përfshihen në dietën e përditshme dhe mund të transformohen në një ndihmë efektive për të parandaluar shfaqjen e celulitit apo të zvogëlojnë praninë e tij. Por për ata që në pak kohë duan të shikojnë shpejt rezultatet?

Në këtë rast është më mirë të mbështeten në një dietë të tillë: dieta e lëngshme dyditore anti-celulit.

Kjo është një metodë që ka për qëllim të vërë në qarkullim dhe të stimulojë metabolizmin duke çliruar trupin nga ngecja e toksinave përgjegjëse për celulitin.

Dietë është e përbërë nga një dietë dy-ditore antitoksinë me bazë frutash dhe perimesh: kulluese dhe spastruese.

Ndërsa në ditë të tjera, rekomandohet një ulje e karbohidrateve si makarona, bukë dhe patate, ku këto të konsumohen vetëm në ditët në të cilat keni aktivitete fizike e ku kanë mundësinë për t’u djegur menjëherë. Dieta

Në mëngjes: një lëng portokalli pa sheqer në temperaturë ambienti dhe një filxhan çaj ose çaj jeshil.

Pas mëngjesit: fruta të përziera, jo të ftohta

Dreka: perime (të varfra në fasule, bishtaja) pa kripë. Perimet rekomandohen, sepse e lejojnë shumë më pak ajrin të inkorporojë në ushqim.

Pas dreke: një çaj i bërë me kopër, ose majdanoz apo nenexhik.

Në pasdite: një lëng natyral frutash ose fruta, gjithmonë në temperaturë dhome dhe pa sheqer.

Për darkë: Një tjetër pjatë me perime si në drekë, e ndjekur nga një çaj i zgjedhjes suaj pa sheqer.

Trajtimi mund të plotësohet nga fërkimi me vajra esenciale të veçanta të tilla si dëllinjë, mërsina dhe rozmarina që stimulojnë qarkullimin dhe zgjojnë indet.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Anizel19:27 - 19 Tetor 2010
    ....SUPER DIETE PER ANTİCELULIT........:):) :) :)