Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Finalja e Botërorit, Eagle ofron ndjekjen e saj në Johanesburg
English

Finalja e Botërorit, Eagle ofron ndjekjen e saj në Johanesburg

Tiranë, 3 Maj 2010 NOA - Me Eagle Mobile, mund të ndiqni finalen e Botërorit 2010 në Johanesburg, jo nga televizori sepse 25 abonentë me fat të Eagle Mobile do të kenë mundësi të ndjekin finalen e Botërorit “Afrika e Jugut 2010” në impiantin gjigant “Soccer City Stadium” në Johanesburg, më datë 11 Korrik 2010.

Për herë të parë një kompani Shqiptare mundëson ndjekjen drejtpërdrejt nga stadiumi, të një prej evenimenteve më të mëdha në botë me një biletë të klasit të parë.

Eagle Mobile vazhdon të jetë kompania e cila sjell risi dhe vlerëson dëshirat e abonentëve të saj.

Duke e cilësuar futbollin si sportin më të ndjekur nga shqiptarët, Orkunt Yozgat, Drejtor i Grupit të Shitjeve dhe Marketingut në Eagle Mobile, thotë se “të shohësh nga vendet më të mira të stadiumit një finale të botërorit është një ngjarje që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë”.

“25 abonentë të Eagle Mobile do të udhëtojnë drejt Afrikës së Jugut në javën e dytë të Korrikut për të shijuar atje një javë të paharrueshme”, deklaroi sot z. Yozgat.

Kompania njoftoi se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e tyre si biletën e avionit, qëndrimin në hotel, ushqimin dhe shëtitjet në qytetin e Johanesburgut.

“Ne u bëjmë thirrje sportdashësve shqiptarë që ta ndjekin ndeshjen në Johanesburg dhe jo nga televizori”, theksoi z. Yozgat.

Të gjithë abonentët Eagle me parapagesë dhe ata që zotërojnë një numër individual me kontratë do të kenë mundësi që të marrin pjesë në një shorte nga ku do të përzgjidhen 25 fitues.

Fushata që ka nisur më datë 2 Maj 2010 dhe përfundon më 16 Qershor 2010, u jep mundësi abonentëve me parapagesë që të jenë pjesë e shorteut, duke bërë të paktën një rimbushje prej 800 lekë (me TVSH) dhe të mbledhin pikë nga rimbushjet e tyre. Pjesëmarrësi i përzgjedhur duhet të paraqitet me pasaportën përkatëse nga 21 deri në 23 Qershor 2010 pranë Eagle Mobile.

Dhjetë nga 25 abonentët fitues do t’i përkasin programit individual me kontratë, 15 të tjerët do të zgjidhen nga programi me parapagesë, ndërkohë që regjistrimi në këtë fushatë do të jetë falas.

Të gjithë fituesit do të përfitojnë: vizën, pagesën përkatëse të vizës dhe sigurimin e jetës, shpenzimin e udhëtimit vajtje-ardhje Shqipëri - Afrikë e Jugut, 3 netë akomodim në hotel në Afrikën e Jugut, akomodim që përfshin mëngjesin, një biletë të klasit të parë të Botërorit “FIFA World Cup 2010”, një natë akomodim në Stamboll gjatë rrugës së kthimit në Shqipëri, ku përfshihet darka dhe mëngjesi.

Gjithashtu, nga pjesëmarrja janë të përjashtuar abonentët nën moshën 18 vjeç. Fituesit nuk mund ta delegojnë të drejtën e tyre. Emrat e tyre do të publikohen në datë 19 Qershor në shtypin e shkruar, si dhe to të kontaktohen nga vetë kompania Eagle Mobile.

Kompanjia po ashtu, sqaroi se në këtë fushatë nuk përfshihen punonjësit e Eagle Mobile dhe pjesëtarët e familjeve të tyre. Po ashtu nuk përfshihen edhe ata të programit me kontratë të biznesit.

r.n/NOA

KOMENTE