English

Krijohet kompania më e madhe e fluturimit në botë

Uashington, 03 maj, NOA - Dy kompanitë amerikane të fluturimit “United” dhe “Kontinental” njoftuan sot se kanë rënë dakord të bashkohen për të formuar kompaninë ajore më të madhe në botë.

Detajet për kalimin e transaksionet duhet të miratohet nga aksionerët, por kompanitë e thanë se pritet që kjo të përfundojë deri në fund të vitit.

Linja e re ajrore do të përbëjë shtatë për qind të trafikut global, duke ia kaluar rivales, “Delta” të SHBA-së , e cila aktualisht është në krye me gjashtë për qind.

Kjo kompani e madhe do të ofrojë shërbim për më shumë se 144 milionë pasagjerë në vit, pasi do të kryejë fluturime në 370 destinacione.

NOA

KOMENTE