English

Milo: Nuk do lëvizim nga greva e urisë

Tiranë, 3 maj, NOA - “Kjo është një stafetë që do të bashkojë gjithë shqiptarët dhe një rezistencë, së cilës do t’i shkohet deri në fund”.

Me këto fjalë e ka komentuar nismën e grevës së urisë të ndërmarrë nga socialistët, kreu i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë fjalimit të tij para godinës së Kryeministrisë.

“Nuk do të lëvizim derisa nga zyrat e Kryeministrisë të marrim përgjigje për votën e lirë dhe demokracinë në vendin tonë”, ka pohuar në fjalën e tij kreu i PDS-së.

Sipas Milos, paraqitet e nevojshme ideja e mbrojtjes të së drejtës, prandaj ai shtoi se protesta e socialistëve në ditët e ardhshme do të ketë edhe më shumë mbështetës se tani.

n.e/NOA

KOMENTE