Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohen dy shtetas gjerman në Maqedoni, dyshime për trafikun e fëmijëve
English

Ndalohen dy shtetas gjerman në Maqedoni, dyshime për trafikun e fëmijëve

Kumanovë, (Maqedoni), 03 maj, NOA - Policia kufitare e Maqedonisë ka ndaluar dy shtetas gjerman me një veturë të tipit “Jeep Land Rover”, në afërsi të dy fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan të rajonit të Kumanovës, mbrëmë para mesnate. Ndalimi i tyre ka të bëjë me dyshimet për rrëmbimin e fëmijëve, njofton agjencia e lajmeve INA.

Një prestar i policisë i cili ka qenë në terren ka thënë se bëhet fjalë për dy shtetas gjerman, një grua dhe një burrë, të cilët ishin fshehur me veturën e tyre mbi rrugën lokale Vaksincë-Sllupçan.

Gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur disa valixhe dhe mjete mjekësore për kryerje të operacioneve. Dy shtetasit gjerman janë dërguar në stacionin policor në Kumanovë, ndërsa është kryer edhe bastisja dhe kontrolli i detajuar i veturës.

Policia e Kumanovës ditës do të jap hollësi lidhur me rastin. Ndalimi i dy shtetasve gjerman dhe dyshimi ndaj tyre ka ardhur për faktin se në Kumanovë dhe rrethinë janë përhapur zërat për rrëmbimin e fëmijëve.

Brenda një periudhe njëmujore dy fëmijë të moshës së mitur deri në 5 vjet janë konsiderohen të zhdukur në Kumanovë, ndërsa këtyre ditëve ka pasur në tentim tjetër për rrëmbimin e një fëmijë pranë një shkolle në Kumanovë, mirëpo rasti nuk është bërë publik nga familjarët.

NOA/INA

KOMENTE