Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në spital te deputetja: Greva jonë nuk do ndalet
English

Rama në spital te deputetja: Greva jonë nuk do ndalet

Tiranë, 3 maj, NOA – “Qeveria vazhdon të mbajë sytë mbyllur para grevës dhe kërkesave tona, por unë rinënvizoj se ne nuk do të ndalemi”.

Me këto fjalë është shprehur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mëngjesin e sotëm pasi ka zhvilluar një vizitë në Spitalin Ushtarak, ku gjendet e shtruar dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve deputetja socialiste, Klodiana Spahiu.

Kjo pasi paraqiti probleme shëndetësore për shkak të grevës së urisë ku është duke aderuar bashkë me 18 deputetë të tjerë kolegë të saj dhe 189 mbështetës të Partisë Socialiste.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se qeveria nuk po reagon as për problemet e qytetarëve dhe as për grevën e deputetëve socialistë.

Duke shtuar se “Partia Socialiste dhe deputetët e saj do ta vijojnë grevën edhe pse nga qeveria s’ka asnjë reagim”.

n.e/NOA

KOMENTE