Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shrëder: Fitorja e Qatos, natë historike për boksin shqiptar
English

Shrëder: Fitorja e Qatos, natë historike për boksin shqiptar

Tiranë, 3 maj, NOA /Altin Kodra - Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato dhe promotori i tij Ylli Ndroqi kanë mbajtur një konferencë për shtyp një ditë pasi Qato u rikonfirmua kampion bote në versionin WBF pas fitores ndaj argjentinasit Esteban Ponce, ku kanë shprehur edhe emocionet e tyre pas këtij triumfi.

Qato tha se ndeshja e mbrëmshme ishte shumë e bukur, por atij iu desh pak kohë që të hynte në ritmin e tij të plotë.

"Unë isha përgatitur shumë për këtë ndeshje, - ka deklaruar ai, duke shtuar se “raundin e 5-të nisa të karikohem ashtu si doja unë në ndeshjen time”.

“Organizimi ka qenë madhështor, - tha ai, - dhe natyrisht falënderoj për këtë presidentin e nderit të WBF, z. Ylli Ndroqi. Kam pasur shumë emocion".

Ndërkaq, Ndroqi falënderoi të gjithë për organizimin, por edhe për mbështetjen që i kanë dhënë Qatos.

"Të gjithë kanë bërë një punë të lodhshme për këtë sukses. I falënderoj të gjithë. Në të tilla organizime, jam krenar që bashkëpunoj", u shpreh Ndroqi.

Kurse përfaqësuesi i WBF-së, Olaf Shrëder, tha se mbrëmja e djeshme ishte një natë historike për boksin shqiptar.

"Ishte show më i madh në këto 3 vjet që unë kam qenë në Shqipëri", tha ai.

Sipas tij, ndeshja kryesore ishte fantastike dhe një sfidë e vërtetë.

Shrëder theksoi se boksi është një sport shumë i rrezikshëm, duke shtuar:

"Ndaj unë i them Kreshnikut që në ndeshjet e tij të përqendrohet vetëm tek ndeshja, dhe tek asgjë tjetër."

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, ka mbrojtur të dielën, për të katërtën herë titullin e kampionit të botës në versionin "World Boxing Federation", pasi ka mposhtur argjentinasin Esteban Valdemar Ponce me vendim unanim pas 12 raundesh.

a.k/NOA

KOMENTE