Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Greva e urisë nuk ka lidhje me shqiptarët që duan BE-NATO
English

Topalli: Greva e urisë nuk ka lidhje me shqiptarët që duan BE-NATO

Tiranë, 3 maj, NOA – Masa ekstreme e ndërmarrë nga opozita, si ajo e grevës së urisë poshtë godinës së Kryeministrisë, nuk ka lidhje me shqiptarët të cilët janë njerëzit më pro-NATO dhe pro-Bashkimit Evropian në të gjithë rajonin.

Me një fjali të tillë do ta komentonte aksionin më të fundit opozitar, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, gjatë një prononcimi për mediat bërë ditën e sotme pas një aktiviteti ku ishte pjesëmarrëse.

“Siç duket, kreu i Partisë Socialiste nuk ka interes për dialog dhe ajo çka ai po bën është një gjë që nuk është parë në historinë tonë, përveç kohës së diktaturës”, vuri në dukje Topalli.

Më tej, ajo tha se “shqiptarët janë të vendosur të ecin para për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian dhe prandaj, është e nevojshme që dialogu të bëhet në parlament”.

“Iu shpreh mirënjohjen 12 ministrave evropianë për dokumentin e 30 prillit mbi heqjen e vizave me Shqipërinë, për të cilën mezi po presin gjithë shqiptarët”, e përfundoi Topalli qëndrimin e saj.

n.e/NOA

KOMENTE