Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Mediat, jo vetëm leksione për demokracinë, por kontribues të saj
English

Topi: Mediat, jo vetëm leksione për demokracinë, por kontribues të saj

Tiranë, 03 maj, NOA – Presidenti i Republikës në pritjen e organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, pas mesazheve vlerësuese për median në vend, ka tërhequr vëmendjen dhe për sjelljen e mjeteve të informacionit në raste të caktuara.

Topi u shpreh se media duhet të jetë e aftë të sjellë informacione dhe të tregohet objektive në të gjitha rrethanat.

“Ndryshe, - tha Topi - do të bënim vetëm leksione për demokracinë dhe jo kontribues të saj”.

Ai u shpreh se dhe aktorët institucional duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të publikojnë jetën brenda institucioneve.

Kreu i shtetit u ndal në zhvillimin teknologjik të medias dhe në krijimin e një elite të re profesionale, sipas standardeve ndërkombëtare.

m.xh/NOA

KOMENTE