Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmedinexhad-Klinton, përplasje në OKB për armët bërthamore
English

Ahmedinexhad-Klinton, përplasje në OKB për armët bërthamore

Teheran, 4 maj, NOA – Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përplasur sërish me njëri-tjetrin sa i përket çështjes së programit bërthamor.

Kështu, gjatë fjalimit që mbajti në konferencën e kombeve të Bashkuara mbi Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kur vetë Amerika prodhon armë bërthamore, i inkurajon vende të tjera të prodhojnë armë, duke shkaktuar një garë armatimesh.

Duke shtuar se Shtetet e Bashkuara se kërcënojnë bazuar në një pretekst të rremë vende të tjera, përfshirë edhe Iranin, kur për këtë të fundit nuk ka prova të besueshme se po zhvillon armë bërthamore.

Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se ambicjet bërthamore të Iranit e vënë botën në rrezik dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i kërkojë llogari Teheranit.

Duke folur edhe ajo në konferencën mbi Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore para delegatëve të rreth 189 vendeve të botës, Klinton tha se shkelësit e mundshëm të traktatit të mospërhapjes do të paguajnë çmim të lartë.

n.e/NOA
KOMENTE