Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmoi policinë për minë me sahat në shkollë, kapet nxënësi i vitit të tretë
English

Alarmoi policinë për minë me sahat në shkollë, kapet nxënësi i vitit të tretë

Elbasan, 4 maj, NOA – I telefonoi policisë, duke e vënë në alarm se në dy shkolla që gjendeshin pranë njëra-tjetrës në qytetin e Elbasanit, ishte vënë një minë me sahat dhe pasi forcat policore rezultuan se gjithçka ishte e rreme, e kanë vënë në pranga denoncuesin.

Fjala është për 19-vjeçarin Endri Gjyla, nxënës në vitin e 3-të, i cili sipas konfirmimit të forcave të policisë së Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, është edhe autori i telefonatës anonime për kërcënimin e rremë të minës me sahat.

Bëhet me dijeni fakti që ai ka njoftuar se në lagjen “28 Nëntori” të Elbasanit, saktësisht te shkollat “Ali Myftiu” dhe “Sali Ceka” të cilat ndodhen afër me njëra-tjetrën, ishte vendosur gjoja një minë me sahat.

Por pasi u bë evakuimi i nxënësve në të dy shkollat dhe nuk u konstatua asnjë rrezik,

forcat e policisë kuptuan se gjithçka ishte vetëm një alarm i rremë.

Ndërkaq, po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”, e cila parashikohet nga neni 275 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE