Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arqile Gorea: Posta Shqiptare, drejt përmirësimit të shërbimeve postare
English

Arqile Gorea: Posta Shqiptare, drejt përmirësimit të shërbimeve postare

Tiranë, 4 maj, NOA – Posta Shqiptare ka arritur të realizojë jo vetëm, standard të njëjtë të shërbimeve postare në gjithë territorin e vendit, por ajo po shkon nga dita në ditë drejt përmirësimit të shërbimeve postare.

Një fakt të tillë e ka pohuar Arqile Gorea, drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Tranzite të këtij institucioni.

“Kemi mbajtur premtimin e bërë ditën e prezantimit të Dokumentit nr.1 të Zhvillimit për bërjen e Shqipërisë me ZIP-KOD dhe kemi realizuar porosinë tuaj për shpërndarjen e shtypit në zonat rurale marrë ditën e prezantimit zyrtar të Kodit Postar”, tha ndër të tjera Gorea.

Ndër të tjera, ka bërë me dijeni se “Posta Shqiptare është gati në përfundim të nisjes së një shërbimi si ai i Çertifikimit Elektronik si dhe ka nisur puna për ngritjen e Post-Bankës.

“Besojmë në angazhimin tonë se brenda vitit do të bëjmë realitet shpërndarjen e internetit në çdo skaj të Shqipërisë”, përfundoi fjalën e tij Gorea.

n.e/NOA

KOMENTE