Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet për prodhim dhe shitje droge
English

Arrestohet për prodhim dhe shitje droge

Tiranë, 04 maj, NOA – Një 33 vjeçar nga Tirana është arrestuar dje me akuzën për prodhim dhe shitje droge.

Bëhet fjalë për Armando Sinan Canaj, banues në Tiranë. Canaj ishte dënuar më parë me “Arrest shtëpie”, ndërsa më vonë gjykata e ndryshoi këtë masë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 03 Maj 2010, ka bërë zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Canaj ka qenë i dënuar më parë për veprat penale të “vjedhjes” “Moskallëzim krimi”, dhe “Mashtrim”.

m.xh/NOA

KOMENTE