English

Artisti krijon statuja që duken si të vërteta

Londër, 04 maj, NOA - Skulptori super realist, Ron Mueck ka mahnitur publikun me veprat e tij artistik ekspozuar në Angli kohët e fundit.

Krijimet e tij janë statuja me përmasa gjigante, por me karakteristika dhe detaje jashtëzakonisht të përsosura. Ato janë kopje e saktë e një personi real, me madhësinë natyrale, e që lehtë vizitorët mund ti ngatërrojnë.

Ron Mueck jeton në Angli, por është lindur në 1958 në Australi, Melburn. Ai e filloi karrierën e tij duke bërë krijesa të vogla, kukulla etj. Ai ka punuar edhe në kinematografi, duke krijuar karaktere që bashkëveprojnë me aktorët si te filmi Labyrinth”.

a.k/NOA

KOMENTE