Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Posta, të lakmojmë cilësi të reja shërbimi
English

Berisha: Posta, të lakmojmë cilësi të reja shërbimi

Tiranë, 4 maj, NOA – “Postieri është një punonjës i dashur për gjithë zonën ku ai shërben. Në këtë kontekst, ju përfaqësoni në çdo vatër shqiptare fytyrën dhe imazhin e qeverisë shqiptare”.

Me këto fjalë, kryeministri Berisha ka përshëndetur ceremoninë e inaugurimit të një prej investimeve më të rëndësishme të Postës Shqiptare, siç është Qendra Tranzite nga ku përpunohet çdo objekt postar për t’u vijuar më pas brenda dhe jashtë vendit.

“Për rëndësinë që vetë Posta ka, duhet të lakmojmë cilësi të reja shërbimi”, ka thënë në fjalën e tij përshëndetëse kreu i qeverisë.

Duke shtuar më pas se Posta ka 4-fishuar vëllimin e punës së saj dhe ka shkurtuar tre herë kohën e shërbimeve postare dhe se kjo është meritë e të gjithëve.

n.e/NOA

KOMENTE