Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Borshi,Me Detin E Paster Si Pika E Lotit Ne Pritje Te Pushuesve
English

Borshi,Me Detin E Paster Si Pika E Lotit Ne Pritje Te Pushuesve

LUKOVË, 4 Maj /ATSH-Telnis Skuqi/ - Isuf Lala është larguar pa gdhirë, së bashku me varkën e tij, drejt detit dhe fati ishte me të, në rrjeta ka rreth 5 kg peshk. "Është një ditë e mbarë. Peshkimi më ka ecur mirë", thotë Lala, 45 vjeç, teksa fillon të pastrojë rrjetat. Ai tregon se asnjëherë nuk është larguar nga fshati Borsh. "Kurbetin nuk e njoh. Të ardhurat që kam siguruar nga ky profesion më kanë dhënë mundësi të ndërtoj një godinë trekatëshe, rreth 150 metra larg bregut," thotë Lala. "Deti ka huqe dhe po nuk e trajtove mirë të rrëmben", pohon Lala, peshkatar prej 25 vjetësh. Për të, sezoni më i begatë për peshkim është pranvera dhe vjeshta, ndërsa dimri dhe vera jo dhe aq. "Në dimër deti egërsohet, ndërsa në verë peshku largohet, trembet nga pushuesit", pohon Lala. Lala thotë se pavarësisht tranzicionit politik, borshiotët nuk e kanë betonizuar bregdetin, për të cilin ai flet thuajse si poet. "Borshi të zgjat jetën. Këtu ka një peizash të mrekullueshëm. Dielli perëndon në mënyrën më spektakolare", shton ai. Vladimir Kumi, është kryetari i komunës së Lukovës prej afro 4 vjetësh. "Plazhi i Borshit është gjithnjë ftues për të kaluar qoftë edhe një ditë të vetme në ujin e tij të pastër, si pika e lotit", shprehet Kumi. "Kjo zonë është e bekur nga natyra," shprehet Kumi. Gjatësia bregdetare e komunës së Lukovës është 72 km nga Saranda në Qafë të Dërrasës, gjerëia 25 kilometra nga buza e detit Jon deri në malet e Golemit (Gjirokastër) dhe përbëhet nga nëntë fshtara: Nivicë, Shën Vasili, Lukova, Sasaj, Piqerasi, Borshi, Qazim Pali, Fterra dhe Corraj. Ndër veçoritë më të spikatura në këtë zonë është turizmi familjar. "Banorët investojnë çdo vit për të përshtatur shtëpitë e tyre për pushuesit", siguron Kumi. Kumi thotë se një vit pas përfundimit të rrugës së re të bregdetit, tani sfida e pushtetit vendor është mjedisi. Sipas tij, prej një viti është ndërmarrë një aksion për pastrimin e zonës nga mbeturinat urbane./ch/
KOMENTE