English

Bulku: Rama, sadist, të mbajë përgjegjësi për shëndetin e grevistëve

Tiranë, 4 maj, NOA – Deputetja e partisë Demokratike Rajmonda Bulku i kërkoi sot Kryetarit të Partisë Socialiste që të nxjerrë nga greva e urisë vajzat dhe nënat me fëmijë që janë pjesë e saj.

“Jam këtu përpara për t’i thënë zotit Rama se ke hyrë në një rrugë të pashpirt e mizore duke futur gratë në grevë. Zoti Rama të ndrysh në grevë urie nëna me foshnje, gra me përgjegjësi familjare do thotë se në qenien tënde nuk ekziston asnjë ndjesi njerëzore.

Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e familjes e fëmijëve. Po të mendosh se çfarë terrori psikologjik krijon tek fëmijët duke i mbyllur nënat në vetëflijim, Kjo krijon një dramë, që nuk shërohet”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku.

Ajo u shpreh se shumë prej fëmijëve të atyre grave që janë ën grevë “mendojnë se nënat e tyre po i çon ti drejt flijimit?”.

Ajo akuzoi kreun e PS-së se po zhvillon një grevë të paprinciptë duke vendosur në të njëjtat kushte burrat dhe gratë.

“A mendon ti zoti Rama se ato fëmijë gjatë natës kur mbyllin sytë kanë frikë se se nënat e tyre nuk do t’i kenë më pranë? Ky është një terrorizëm i vërtetë. Ti je një sadist dhe për shëndetin e secilit ti je përgjegjësi, A e kupton ti zoti Rama se gratë nuk mund të jetojnë në kushte si burra?

tha Bulku.

m.xh/NOA

KOMENTE